Transmetuar më 18-12-2025, 14:13

SARANDË- Policia ka shpallur në kërkim një 48-vjeçar, pasi dyshohet se arma e zjarrit e llojit ‘TT’ i përket atij. Mbi 48-vjeçarin banues në Sarandë rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Një ditë me parë në afërsi të vendit të quajtur “15-katëshi”, në lagjen nr. 1, Sarandë, në një bordurë trotuari është gjetur nga kalimtarë të rastit një çantë me ngjyrë të zezë, brenda së cilës ndodhej një armë zjarri, pistoletë e llojit “TT”. Policia ka nisur kërkimt për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” shtetasin R. H., 48 vjeç, banues në Sarandë.

Pasi më datë 17.12.2025, në afërsi të vendit të quajtur “15-katëshi”, në lagjen nr. 1, Sarandë, në një bordurë trotuari është gjetur nga kalimtarë të rastit një çantë me ngjyrë të zezë, brenda së cilës ndodhej një armë zjarri pistoletë e llojit “TT”. Nga verifikimet e para hetimore dyshohet se arma e zjarrit i përket shtetasit R. H., për të cilin vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit