

Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një automjet tip ML ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër të parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






