

Tiranë- Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përfunduar marrjen në pyetje në SPAK në kuadër të hetimeve për ngjarjet e 21 janarit 2011.
Meta u pyet nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të caktuar nga prokurori i çështjes, Alfred Shehu. Ai ishte i vetëm gjatë dëshmisë dhe kishte kërkuar vetë disa javë më parë të dëshmonte si person në dijeni, duke deklaruar se disponon informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në shkresën drejtuar SPAK-ut, Meta kishte shprehur gatishmërinë për të dhënë dëshmi të vlefshme mbi rrethanat e ngjarjes, të cilat sipas tij nuk janë të njohura nga organi procedues.
Ish-kreu i shtetit ndodhet prej më shumë se një viti në paraburgim, ndërsa përballet me disa akuza të ngritura nga SPAK. Në kuadër të hetimeve për dosjen e “21 Janarit”, më herët janë marrë në pyetje edhe figura të tjera politike, mes tyre Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bamir Topi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






