

18 Dhjetor 2025
Policia e Kurbin dhe Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy adoleshentët, 18-vjeçarët Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, të dy banues në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras. Ata dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin 51-vjeçar Marketin Marku, pas një sherri për xhirimin e gomave.
Ngjarja ndodhi në rrugë, ndërsa të rinjtë u larguan me një automjet që më pas u sekuestrua si provë materiale. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon intensivisht për kapjen e dy të rinjve dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive penale lidhur me ngjarjen.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç.
Gjithashtu, informojmë se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. N. dhe O. N., secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






