

8 Dhjetor 2025
Një situatë e pazakontë u regjistrua sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku gjatë tensioneve parlamentare disa deputetë të Partisë Demokratike tentuan të ulen në vendet e rezervuara për ministrat.
Gjatë përplasjes verbale dhe lëvizjeve të shpejta në sallë, deputeti Klevis Balliu tentoi të kalonte mbi tavolina, por humbi ekuilibrin dhe ra aksidentalisht mbi deputeten Albana Vokshi.
Ngjarja ndodhi në një moment të acaruar të seancës plenare, duke shtuar edhe më tej tensionin në sallën e Kuvendit. Fatmirësisht, nuk raportohet për pasoja serioze, ndërsa seanca u shoqërua me ndërhyrje për qetësimin e situatës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






