Transmetuar më 18-12-2025, 10:00

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë në qytetin e Fierit pranë stacionit të trenit, ku një automjet dhe një motomjet janë përfshirë në një përplasje.

Si pasojë e incidentit, drejtuesi i motorit, Ronaldo Sako, 26 vjeç, ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i lënduari Roland Sako ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut të përplasjes.

Qarkullimi në këtë segment ka vijuar me kujdes të shtuar për drejtuesit e mjeteve. /noa.al

Çfarë tha policia

Rreth orës 07:30, në rrugën “Kastriot Muço", automjeti me drejtues shtetasin F. R. është përplasur me motomjetin me shtetasin R. S., 26 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi R. S., i cili po merr ndihmë mjeksore në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit