Transmetuar më 18-12-2025, 09:55

Futbollisti i kombëtares së Ekuadorit, Mario Pineida, ka ndërruar jetë pas një sulmi të armatosur të ndodhur në qytetin port të Guayaquil, zonë e njohur për problematikat e sigurisë.

Sipas mediave vendase, 33-vjeçari u qëllua teksa ndodhej në shoqërinë e nënës së tij dhe një gruaje tjetër. Autorët e dyshuar, të cilët lëviznin me motoçikleta, u larguan nga vendngjarja menjëherë pas ngjarjes.

Klubi Barcelona SC konfirmoi lajmin përmes një reagimi zyrtar në rrjetin social X, ku shprehu keqardhje për humbjen e lojtarit, duke bërë të ditur se ngjarja ndodhi pas një sulmi ndaj tij në Guayaquil.

"Erdhi në vitin 2016. Bëri histori përgjithmonë. 💛

2 tituj. 2 gjysmëfinale të Libertadores.

Me luftë, përkushtim dhe dashuri për fanellën e verdhë.

Mario fitoi të jetë pjesë e përjetshme e historisë së Idhullit.

Për gjithçka dhe më shumë, do të të kujtojmë gjithmonë, Marito."

Mario Pineida ishte pjesë e ekipit kombëtar të Ekuadorit gjatë Kupave të Botës 2018 dhe 2022, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për klubin brazilian Fluminense në vitin 2022.

Ministria e Brendshme e Ekuadorit ka konfirmuar ngjarjen dhe ka njoftuar se një njësi e posaçme policore është angazhuar për hetimin e plotë të rastit. Deri më tani nuk janë dhënë detaje mbi motivet apo autorët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit