Transmetuar më 18-12-2025, 00:31

Shisnin drogë tek moshat e reja në dy qytete, Prokuroria e Sarandës dërgon në gjyq 16 persona për ‘Prodhim e shitje narkotikësh’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme të lidhura me shpërndarjen e substancave të ndaluara, të kryera në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur.

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 647 dhe kanë zgjatur rreth një vit, duke u mbështetur në metoda proaktive, vëzhgime dhe përgjime. Sipas organit të akuzës, nga veprimet hetimore rezultoi se personat e përfshirë ushtronin këtë aktivitet në qytetet e Sarandës dhe Delvinës, kryesisht duke synuar moshat e reja.

Gjithashtu, tre nga personat e dërguar në gjyq akuzohen edhe për veprën penale të drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt, pasi u provua se, në momentin e ndalimit nga shërbimet e policisë, kanë qenë nën efektin e substancave të ndaluara.

Personat e dërguar për gjykim janë:

J.I., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

M.H., për të njëjtën vepër penale, dyshuar për kryerje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur;

P.B., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, neni 283/2 i Kodit Penal;

E.H., për të njëjtën vepër penale, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

M.D., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, kryer në mënyrë të përsëritur;

O.A., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

F.A., për të njëjtën vepër penale;

Xh.M., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

S.M., për të njëjtën vepër penale;

D.Q., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

E.T., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, kryer më shumë se një herë;

A.C., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në formën e shitjes, sipas nenit 283/1 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal;

E.D., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në formën e mbajtjes, sipas nenit 283/1 të Kodit Penal;

V.K., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal;

E.A., për të njëjtën vepër penale;

A.Ç., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë bën me dije se mbetet e angazhuar për të hetuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë penale çdo individ të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme që cenojnë rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit