Transmetuar më 18-12-2025, 08:23

18 Dhjetor 2025

KALAMATA – Një 30-vjeçar është vetëdorëzuar këtë të mërkurë në policinë e Kalamatës, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Finikounda në fillim të muajit tetor.

Sipas mediave greke, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa ai dyshohet për bashkëpunim në këtë çështje. Dorëzimi i tij vjen disa ditë pas arrestimit të nipit të pronarit 68-vjeçar të një kampingu në zonë, si dhe të një biznesmeni nga Athina, të cilët akuzohen për nxitje të veprës penale.

Autoritetet bëjnë me dije se 30-vjeçari është mik i biznesmenit të arrestuar dhe dyshohet se ka pasur rol në ngjarje. Ky është ndalimi i pestë i kryer deri tani, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat.

Nga ana e tij, nipi i pronarit ka mohuar çdo përfshirje, duke u deklaruar i pafajshëm dhe duke theksuar se ka bashkëpunuar me autoritetet që nga fillimi. Edhe biznesmeni nga Athina ka këmbëngulur në pafajësinë e tij, duke pretenduar se akuzat ndaj tij janë të pabazuara.

Të dy ndodhen në paraburgim, ndërsa autoritetet greke vijojnë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të çështjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit