

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Kjo seancë pritet të prodhojë sërish debate për çështjen e Avokatit të Popullit, të cilën opozita e ka dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Endri Shabani, i cili u zgjodh Avokat Populli me firmat e PD dhe vetëm me votat e PS, pritet të betohet në këtë seancë.
Debate pritet të ketë edhe për çështjen e Belinda Ballukut, pasi SPAK i ka kërkuar Kuvendit autorizim për arrestimin e saj, ndërsa Këshilli i Mandateve do të mblidhet të premten. Por anëtarët e këtij Këshilli nuk kanë në dorë USB-në me provat e SPAK, të cilën Peleshi ende nuk ua ka vendosur në dispozicion me argumentin se materialet janë sekret hetimor.
Në rendin e ditës janë parashikuar disa pika, mes tyre edhe mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.
Urdhër dhe rendi i ditës “Për mbledhjen e seancës plenare, të datës 18.12.2025, ora 10 00”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






