Transmetuar më 17-12-2025, 19:29

TIRANA- Anëtari i Kryesisë së PD, Dritan Burgia, është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Burime për mediat nga brenda mbledhjes raportojnë se vendimi i tij erdhi pas kufizimit të diskutimeve vetëm te temat e protestave, duke penguar trajtimin e çështjeve të tjera brenda forumit të lartë të partisë. Burgia është një nga organizatorët e takimit të parë të Ervin Salianjit në Durrës, i cili synonte riorganizimin dhe rienergjizimin e PD-së.

“Ne vijmë të flasim në forume, ju thoni nuk lejohet të flasim për asgjë veç protestës”, është shprehur anëtari i kryesisë së PD.

Ai ka qenë gjithashtu objekt kritike më parë në mbledhjen e Kryesisë, ku u akuzua për bashkëpunim me PS-në. Largimi i tij nga sot tregon tensionet e brendshme dhe debatet mbi mënyrën e menaxhimit të çështjeve të partisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit