Transmetuar më 17-12-2025, 19:28

Këngëtarja e njohur Anjeza Branka po kalon një moment të vështirë familjar, pasi ka humbur nënën e saj.

Lajmin e trishtë artistja e ka bërë të ditur përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, të ndarë me ndjekësit e saj.

Në mesazhin e publikuar, Branka i ka dhënë lamtumirën nënës me fjalë plot dhimbje dhe dashuri, duke shprehur boshllëkun e madh që ka lënë largimi i saj.

“Nuk di nga t’ia nis të shkruaj për ty. Lamtumirë Ana ime e bukur. Tani nuk kam frikë më asgjë në këtë botë…”, shkruan këngëtarja, duke e cilësuar nënën si mbështetjen dhe forcën e saj më të madhe.

Mesazhi ka prekur ndjekësit dhe kolegët e saj, të cilët i kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje në këtë periudhë të dhimbshme./noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit