

LEZHË- Detaje të reja janë bërë publike për ngjarjen e ndodhur në Mamurras, ku Pjeter Marku mbeti i plagosur me armë zjarri. Burimet për mediat bëjnë me dije se i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia dhe ka pasur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar dhe po ndiqet nga policia.
Mësohet se konflikti nisi pasi Marku i kërkoi autorit të lëvizte me kujdes dhe të mos xhironte gomat e makinës, çka çoi në shkrepjen e dy plumbave nga arma e autorit. Njëri prej plumbave e goditi Markun në krah. Ai po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon kontrollet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






