

TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar. Sipas mediave, mungesa e tij vjen në një moment kur diskutimet brenda kryesisë janë përqendruar kryesisht tek skandalet që lidhen me qeverinë dhe çështje të brendshme të partisë.
Në mbledhjet e mëparshme, një pjesë e debatit ishte fokusuar tek aktivitetet e Salianjit me qytetarët jashtë programit zyrtar të partisë.
“Sot nuk mora pjesë në mbledhjen e Këshillin Kombëtar që mos t’iu jap mundësi ta shmangin vemëndjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSh-it”, tha Salianji.











Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






