

Lezhë/ Aksident në kryqëzimin e Rrilës, e moshuara dërgohet në spital
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Rrilës, në qytetin e Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 17:40, një automjet i drejtuar nga një 51-vjeçar ka aksidentuar një këmbësore, 74 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Burime zyrtare bëjnë me dije se 74-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






