Transmetuar më 17-12-2025, 19:06

LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës, ku një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar që po tentonte të kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara u plagos dhe u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit