Transmetuar më 17-12-2025, 17:53

Policia Kurbin ka dhënë detaje rreth plagosjes së Pjetër Markut 50 vjeç.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.

50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit