Transmetuar më 17-12-2025, 17:51

SARANDA- Një armë zjarri është gjetur sot pranë qendrës së Sarandës, duke alarmuar banorët e zonës. Pistoleta e tipit “TT” është zbuluar nga tre fëmijë të mitur që po luanin në vendin e njohur si “15 katëshi”, në rrugën “Onhezmi”.

Sipas informacionit paraprak, arma ishte e futur brenda një çante dore. Pas njoftimit, forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, rrethuan zonën dhe sekuestruan armën si provë materiale.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar personin që ka hedhur armën në rrugë dhe po kryhen verifikime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit