

Kurbin/ Një 50-vjeçar paraqitet i dëmtuar në spital, dyshohet për plagosje me armë zjarri
Një 50-vjeçar është paraqitur pasditen e sotme në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është dëmtuar në dorë nga një armë zjarri, në rrethana që mbeten ende të paqarta.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Pjetër Marku, banues në Mamurras, Kurbin, u dërgua në spital pa rrezik jete.
Policia tha se rreth orës 16:25, në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetas 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është dëmtuar në dorë nga një armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Pak pas njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






