

Aktorja e madhe shqiptare, Tinka Kurti, ka festuar së fundmi 93-vjetorin e lindjes.
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Migena Komici, Tinka Kurti rrëfehet për “Shqipëria Live” nga azili. Ajo hap arkivat e kujtesës dhe rrëfen për momentet më të bukura të jetës së saj, sfidat dhe vështirësitë e karrierës artistike, si edhe sakrificat e mëdha personale që ka bërë në emër të artit.
Ajo ndalet te dhimbjet e heshtura, largimet e vështira nga familja, përkushtimi ndaj roleve dhe vendimet e guximshme që kanë shënuar rrugëtimin e saj profesional dhe njerëzor.
Aktorja ndan edhe mesazhin e saj për brezat e rinj të artistëve, duke theksuar rëndësinë e pasionit, përkushtimit dhe sakrificës.
Pjesë nga intervista:
Cili është kujtimi juaj më i bukur?
Tinka Kurti: Në përgjithësi mbaj mend shumë, por më shumë mbaj mend natën e Krishtlindjeve, ku kam shkuar në ambasadë (u zhvillua koncert në ambasadën ruse). Kam ngelur pa mend. Kam parë gjënë më të jashtëzakonshme; ishte një koncert… sa një koncert vjetor. Me Rusinë kam kujtimet më të bukura, jo me Amerikën. Amerika është një vend huligan. Cili është roli që e keni ndjerë më shumë?
Tinka Kurti: Unë realisht i kam ndjerë të gjitha rolet. Ka pasur aktorë jashtëzakonisht të mirë. Ka qenë një rastësi e madhe e imja: në një kafe i shoh duke folur me Kristaq Dhamon dhe pyes nipin tim: “Çfarë bëjnë ata aty?”. “Janë mbledhur se duan të bëjnë një film”, më tha. I thotë regjisorit: “Unë kam Tinkën këtu”. Unë kam pasur fatin të luaj filma me Kadri Roshin dhe shumë të tjerë. Kam bërë shumë korrigjime dhe shumë herë kam thënë që do ta përsëris. Përtej të gjitha roleve, cilat janë sakrificat më të mëdha që keni kaluar?
Tinka Kurti: Kam ndenjur gjithë kohën në Teatrin “Migjeni”, një mrekulli. Një shfaqje e kemi dhënë 39 herë. Cila është dhimbja e madhe që keni kaluar në heshtje?
Tinka Kurti: Nuk ka qenë e lehtë të jesh aktor. Kam lënë fëmijët në shtëpi, djalin e vogël, dhe vjehrra ime ka thënë: “Në rast se nuk sillem mirë me nusen e djalit, atëherë ajo ka të drejtë të ikë dhe të marrë edhe fëmijën”. Kam gjetur përkrahje në një familje shumë të nderuar. Jeta ka pasur sprova dhe fatkeqësi, megjithatë nuk jam e penduar. Jam shumë e lumtur me familjen ku u martova dhe me burrin. Kisha djalin 3 vjeç dhe jam ndjerë keq për atë fëmijë. Ata ishin njerëz shumë artistë dhe kanë qenë në gjendje ekonomike shumë më të mirë se familja ime. Cili është mesazhi juaj për artistët e rinj?
Tinka Kurti: Ka artistë të rinj, por nuk kanë atë dëshirën e madhe për të sakrifikuar. Unë kam lënë familjen, fëmijën, për të bërë një rol. Megjithatë, kam pasur partnerë shumë më të mirë se vetja ime. Nëse jeta juaj do të ishte një film, çfarë titulli do t’i kishit vendosur?
Tinka Kurti: Dil në skenë dhe heshtje në prapaskenë!
Keni pasur frikë nga harresa si artiste dhe si njeri?
Tinka Kurti: Pres nga ju të më bëni një ceremoni të përshtatshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






