

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë, duke zbuluar se ka dyshime se plagosjen me thikë e ka bërë babai i 13-vjeçarit.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, G., dhe 15-vjeçari Rajan H. janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike.
Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.
I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia.
Çfarë ndodhi sot në Sarandë
Incident mes nxënësve në shkollën private në Sarandë, i mituri dërgohet në spital
Një konflikt mes dy të miturve në shkollën private 9-vjeçare “Dea 2001”, në lagjen nr. 3 të Sarandës, ka agravuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke përfshirë edhe përdorimin e një mjeti prerës.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës, para nisjes së procesit mësimor. Dyshohet se një nxënës 13-vjeçar, me inicialet E.G., është përfshirë fillimisht në një debat verbal me një nxënës tjetër 15-vjeçar, me inicialet R.H., për motive të dobëta, konkretisht për një pretendim se njëri i kishte zënë rrugën tjetrit.
Pas përplasjes me fjalë, 13-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë një mjet prerës që e mbante me vete dhe ka dëmtuar në zonën e qafës 15-vjeçarin. Më pas, ai është larguar nga ambientet e shkollës, ndërsa i mituri i dëmtuar është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas mjekëve, pas marrjes së ndihmës së nevojshme, 15-vjeçari është larguar nga spitali dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar.
Në një njoftim zyrtar, policia bëri me dije:
“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”
Hetimet vijojnë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






