Transmetuar më 17-12-2025, 14:14

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S. G, dhe 15-vjeçari R. H (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’.

Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.

I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit