

Sarandë, 17 dhjetor 2025
Një konflikt mes nxënësve është shënuar paraditen e sotme në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr. 3 të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë një përplasjeje për motive të dobëta, një nxënës 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës një të mitur 15 vjeç. I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se po vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13-vjeçar ka goditur me mjet prerës një të mitur 15-vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






