Transmetuar më 17-12-2025, 13:28

Një djalë i mitur është plagosur paraditen e sotme në shkollën private "Dea" në Sarandë pasi u përfshi në një konflikt me armë të ftohta me një moshatarin e tij.

Policia bën me dije se sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr. 3 të Sarandës, ka ndodhur një konflikt mes dy të miturve.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një përplasjeje për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës një tjetër të mitur, 15 vjeç.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon veprimet për shoqërimin e autorit të dyshuar, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit