Transmetuar më 17-12-2025, 12:09

Tre persona me armë zjarri që akuzohen se sulmuan Guccin duke e lënë të plagosur, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, raporton noa.al.

Bëhet fjalë për plagosjen me armë zjarri të Fabion Kuçit.

Policia tha sot se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.

Sipas hetimit, tre të rinjtë, rreth orës 23:45 të datës 15 dhjetor 2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qëndronte Fabion Kuçi i njohur si Gucci dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri.

Si pasojë, Gucci është plagosur lehtë në krah. Ai u tha hetuesve se për shkak të errësirës nuk dalloi autorët.

"Po ecja në rrugë kur jam qëlluar nga një person që nuk munda ta dalloj për shkak të errësirës. Pastaj ai u largua me makinë. Mua më kanë sharë shumë mjerëz në TikTok dhe unë u jam përgjigjur të gjithëve", citohet të ketë thënë ai.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim.

Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se po punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit