Transmetuar më 17-12-2025, 11:57

Kryeministri Rama ka ikur në Bruksel ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.

Në mungesë të tij, qeverinë e drejton Belinda Balluku, zëvendëskryeministrja e cila ishte shumë ditë e pezulluar dhe pak ditë më parë mori nga Kushtetuesja pezullim vendomi të GJKKO që e pezulloi nga detyra.

Kjo është situata më e rëndë që Rama ka përjetuar në 4 mandate kryeministër. Ai është vënë në vështirësi, me një zëvendëskryeministër të vetëm që pas akuzave të rënda të SPAK-ut dhe kërkesës për ta arrestuar, më së paku duhet të kishte dhënë dorëheqjen me kohë.

Ndërsa Rama mungon, sot presupozohet të ketë mbledhje qeverie si çdo të mërkurë. Gjatë 2025, pothuajse të gjitha mbledhjet nga fundi i janarit deri këtë vjeshtë u drejtuan nga Belinda Balluku, ndaj nuk është çudi të ndodhë sërish.

Rama, axhenda në Bruksel

Në nisje të agjendës, Kryeministri Edi Rama u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa.

Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë "Roam like at home", si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.” – të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit