Transmetuar më 17-12-2025, 11:47

TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal, që shiste armë zjarri. Në kuadër të operacionit të koduar “Members”, blutë arrestuan dy persona dhe shpallën një tjetër në kërkim. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Bledar Jella dhe Xhemal Shehi. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Members”. Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri. Nga hetimet janë identifikuar 3 pjesëtarë të këtij grupi. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim 1. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Members”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u ndaluan shtetasit B. J., 29 vjeç dhe Xh. Sh., 60 vjeç, të dy banues në Kamëz, të cilëve Gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”; -u shpall në kërkim S. C., 29 vjeç, banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë. Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit