Transmetuar më 17-12-2025, 09:39

Los Angeles, 17 dhjetor 2025

Prokurorët në Los Angeles kanë ngritur akuza për vrasje ndaj Nick Reiner, 32 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë prindërit e tij, regjisori i njohur i Hollywood-it Rob Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele Singer Reiner.

Sipas Prokurorit të Qarkut, Nathan Hochman, Reiner përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht, ose me dënim kapital, megjithëse ende nuk është marrë një vendim nëse prokuroria do të kërkojë dënimin me vdekje.

Ngjarja u zbulua pasi çifti u gjet i pajetë në banesën e tyre në zonën Brentwood të Kalifornisë, me plagë të shumta të shkaktuara nga thika. Akuzat u ngritën dy ditë pas gjetjes së trupave, ndërsa Nick Reiner pritet të dalë përpara gjykatës për t’u njohur zyrtarisht me akuzat.

Rob Reiner ishte një nga emrat më të njohur të kinemasë amerikane, autor i filmave të suksesshëm si “This Is Spinal Tap”, “Misery” dhe “A Few Good Men”. Ndërkohë, Michele Singer Reiner ishte aktore, fotografe dhe producente, si dhe themeluese e agjencisë fotografike dhe kompanisë së prodhimit Reiner Light.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit