Transmetuar më 17-12-2025, 08:10

AUSTRALI- Naveed Akram, i dyshuari i mbjijetuar për në të shtënat masive të së dielës në Bondi Beach në Sydney të Australisë, është akuzuar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje dhe një për kryerjen e një akti terrorist. Sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor, personi tjetër i armatosur, babai i tij Sajid Akram, 50 vjeç, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë në vendngjarje.

50 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin, i cili kishte në shënjestër komunitetin hebraik të Australisë në një aktivitet për të festuar natën e parë të Hanukkah. Ishin të shtënat më vdekjeprurëse në vend që nga viti 1996. Akram përballet gjithashtu me 40 akuza për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me qëllim vrasjeje, si dhe një akuzë për shkaktim të shfaqjes publike të një simboli të organizatës terroriste të ndaluar. Policia e ka cilësuar sulmin si incident terrorist, me kryeministrin australian Anthony Albanese që tha se duket se është “motivuar nga ideologjia e grupit Shteti Islamik”.

Ai u plagos rëndë gjatë incidentit të së dielës dhe pati seancën e tij të parë dëgjimore nga shtrati i spitalit, tha gjykata lokale e Uellsit të Ri Jugor. Gjykata shtoi se çështja është shtyrë deri në prill 2026.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit