Transmetuar më 17-12-2025, 08:05

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit më të dashur për të gjithë shqiptarët, Big Brother VIP Albania 5, që do të startojë këtë të shtunë, në orën 21:15.

Spektakli do të vijë me dy prime në javë në ekranin e Top Channel, ndërsa çdo të diel, në orën 12:45, do të jeni nën shoqërinë e “Fan Club”.

Moderatorja e këtij edicioni do të jetë Kiara Tito, ndërsa opinionistë do të jenë Françeska Murati dhe Arjan Konomi.

Lajmi që ka shkaktuar reagimin më të fortë në rrjet është padyshim rikthimi i Arjan Konomit në Top Channel, pas rreth tre vitesh mungesë. Ish-opinionisti i “Big Brother” dhe “Për’puthen” rikthehet në ekranin ku u shndërrua në një nga zërat më të komentuar, duke sjellë sërish stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe pa kompromis.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit