

Tre shenja të horoskopit që do ta mbyllin vitin 2025 me një surprizë të papritur
Dhjetori i vitit 2025 fsheh kthesa të forta, rikthime nga e kaluara dhe surpriza të këndshme, falë disa ndikimeve të rëndësishme astrologjike. Mes tyre janë lëvizjet retrograde të disa planetëve (fatmirësisht jo të Mërkurit), një cikël i ri hënor me ngarkesë të fortë energjetike dhe ndikimi dinamik i Afërditës.
Të gjitha këto prekin drejtpërdrejt tre shenja të horoskopit, të cilat duhet të përgatiten për ndryshime që mund t’i befasojnë, por që në fund do të rezultojnë në favorin e tyre.
Tre shenjat që duhet të presin surpriza deri në fund të vitit 2025
Binjakët
Për Binjakët, Dhjetori nxjerr në pah çështje që lidhen me të kaluarën. Lëvizja retrograde e Uranit rikthen njohje të vjetra, situata të pazgjidhura dhe ndjenja që nuk janë shprehur më herët. Edhe pse fillimisht kjo periudhë mund të duket e lodhshme, në thelb ka një efekt pastrues. Sa më shumë të lini pas peshën emocionale, aq më e lehtë dhe më e qetë do të bëhet jeta juaj. Në dashuri, cikli i ri hënor në Shigjetar më 20/12 favorizon njohjet e reja, veçanërisht për ata që janë vetëm.
Shigjetari
Shigjetarët hyjnë në pjesën e fundit të vitit më të pjekur dhe më reflektues se kurrë. Mërkuri ju ndihmon të mbyllni çështje të hapura dhe të rishikoni objektivat tuaja. Që nga data 15 dhjetor e në vazhdim, me Marsin në shenjën tuaj, energjia dhe guximi juaj rriten ndjeshëm. Një plan profesional që e kishit konsideruar si të humbur fillon të marrë sërish jetë, duke hapur perspektiva të reja për të ardhmen.
Bricjapi
Ndërsa shumica ngadalësojnë ritmin, ju përshpejtoni. Me Saturnin që përfundon lëvizjen e tij retrograde në fillim të dhjetorit, situatat fillojnë të ecin më lehtë dhe me më pak pengesa. Një mundësi ose propozim që e prisnit prej kohësh mund të vijë më shpejt nga sa e kishit imagjinuar, veçanërisht pranë periudhës së Krishtlindjeve. Në dashuri, Afërdita në shenjën tuaj nga data 25/12 sjell romancë, harmoni dhe ndjenja të forta. /noa.al
Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






