Transmetuar më 16-12-2025, 20:55

16 Dhjetor, 2025

Elbasan- Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji është pritur me entuziazëm nga mbështetësit dhe strukturat e degës së PD.

Salianji nisi fjalimin e tij duke deklaruar se me këtë lëvizje ai synon që ta bëjë Partinë Demokratike fituese.

“Shumë pyesin se çfarë duam ne me këtë lëvizje? Ne duam që PD të jetë fituese”, u shpreh Salianji.

Ai kritikoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë që drejton duke deklaruar se çdo ditë zbulohet nga një aferë.

“Sot Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqje”, tha Salianji.

Ai ftoi qytetarët dhe mbështetësit e PD që t’i bashkohen protestës së 22 dhjetorit.

“Në 22 dhjetor e gjithë energjia e kësaj salle dhe sallave në të gjithë Shqipërinë duhet të përplaset në muret e Kryeministrisë”, deklaroi ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit