Transmetuar më 16-12-2025, 19:12

Aksident rrugor në aksin Tapizë–Fushë Krujë, humb jetën një këmbësor

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë, në territorin e Krujës.

Rreth orës 18:45, një automjet i drejtuar nga një shtetas rreth 19 vjeç ka përplasur një këmbësor, Nazif Zeneli, rreth 62 vjeç. Si pasojë e përplasjes, këmbësori nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.

Policia e Tiranës tha se drejtuesi i mjetit, Kleo Malja, 19 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit