

16 Dhjetor 2025 PESHKOPI – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shupenzë–Maqellarë, ku janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një mjet me targa bullgare.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti me targa bullgare po lëvizte në drejtim të Tiranës dhe në të udhëtonte një familje. Përplasja ka qenë ballore, duke shkaktuar pasoja të rënda për drejtuesin e një automjeti tip “Audi”, i cili ka pësuar dëmtime serioze.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat po hetojnë shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, si dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






