

SHKODËR – Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Arsid Kurtajn dhe Orest Kurtajn, të akuzuar për ngritjen e një skeme mashtruese me qira makinash luksoze, duke dëmtuar dhjetëra klientë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Mashtrimit”, të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, sipas nenit 143/2 të Kodit Penal. Ndërkohë, shtetasja M.P. dhe shtetasi A.K. përballen me akuzat e “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, sipas nenit 190 të Kodit Penal.
Hetimet, të regjistruara në procedimin penal nr. 71 të vitit 2024, nisën pas denoncimeve publike të bëra vitin e kaluar nga persona të dëmtuar. Prokuroria arriti të dokumentojë mënyrën e funksionimit të skemës mashtruese, duke marrë të pandehur gjithsej katër persona.
Sipas dosjes hetimore, Arsid dhe Orest Kurtaj kishin krijuar një faqe interneti fiktive me emërtimin “Autorental Tirana”, përmes së cilës reklamonin automjete të ndryshme për dhënie me qira. Komunikimi me klientët realizohej përmes një numri celulari të regjistruar në emër të një shtetasi të tretë.
Pasi klientët kryenin pagesat për rezervimin e mjeteve, automjetet e premtuara nuk dorëzoheshin dhe kontaktet ndërpriteshin.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja M.P., punonjëse pranë një subjekti privat, kishte siguruar dhe regjistruar numrin celular të përdorur për mashtrim në emër të një personi që nuk kishte dijeni për përdorimin e tij.
Ndërkohë, shtetasi A.K., administrator i subjektit “ERGI-2012”, që ushtron aktivitet në fushën e transfertave të parave, akuzohet se ka tërhequr shuma monetare në emër të Arsid Kurtajt, të dërguara nga persona të ndryshëm që kishin paguar për marrjen e automjeteve me qira.
Pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe procedurale, çështja penale është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Njoftimi i Prokurorisë:
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Arsid Kurtajn dhe Orest Kurtajn, të cilët akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtruese me qira makinash, duke dëmtuar dhjetëra klientë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sakaq shtetasja M.P. dhe shtetasi A.K. përballen me akuzat e “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në rrethana të ndryshme sipas parashikimeve të Kodit Penal.
Rasti kishte dalë në dritë që prej vitit të kaluar përmes denoncimeve publike, çka çoi në nisjen e procedimeve nga organet ligjzbatuese. Pas hetimeve, Prokuroria ka arritur të dokumentojë mënyrën e funksionimit të skemës dhe, përveç dy autorëve kryesorë, ka marrë të pandehur edhe dy persona të tjerë që dyshohet se kanë ndihmuar në realizimin e mashtrimit.
Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 71 të vitit 2024, rezulton se dy të pandehurit kryesorë kanë krijuar një faqe interneti fiktive me emërtimin “Autorental Tirana”, përmes së cilës reklamonin automjete për qira, duke tërhequr interesin e klientëve brenda dhe jashtë vendit.
Komunikimi me personat e interesuar realizohej përmes një numri celulari të regjistruar në emër të një shtetasi të tretë. Pas kryerjes së pagesave për rezervim, klientët nuk merrnin automjetet e premtuara, ndërsa kontaktet ndërpriteshin.
Pasi interesat e klientëve konkretizoheshin dhe pagesat kryheshin, automjetet e premtuara nuk dorëzoheshin kurrë. Hetimet kanë zbuluar se një nga të pandehurat, M.P., punonjëse pranë një subjekti privat, kishte siguruar dhe regjistruar numrin telefonik të përdorur në mashtrim, duke e vendosur në emër të një shtetasi të tretë.
Ndërkohë, A.K., administrator i subjektit “ERGI-2012”, që ushtron aktivitet në fushën e transfertave të parave, akuzohet se ka tërhequr shuma monetare në emër të Arsid Kurtajt, të dërguara nga persona të ndryshëm që kishin paguar për marrjen e makinave me qira.
Njoftimi i Prokurorisë së Shkodrës:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.K., O.K. për veprën penale ‘Mashtrimi’ i kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 143, paragrafi i dytë i Kodit Penal, shtetasen M.P. për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190, paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe shtetasin A.K. për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të procedimit penal nr.71, të vitit 2024, rezultoi se, se të pandehurit A.K dhe O.K, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hapur fiktivisht një faqe interneti “Autorental Tirana”, ku kanë reklamuar automjete të ndryshme për dhënie me qera.
Për të kontaktuar me personat të cilët shfaqnin interes për marrjen e këtyre automjeteve me qera ata kanë përdorur një numër telefoni të regjistruar në emër të një personi të tretë dhe pasi kanë marrë pagesat nga personat që kanë rezervuar automjetet, të pandehurit nuk ju kanë dërguar në destinacionin e kërkuar automjetet.
Ndërsa e pandehura M.P, duke qenë punonjëse pranë subjektit “F.K” PF, ka dhënë numrin celular që kanë përdorur të pandehurit, duke e regjistruar në emër të një personi të tretë, i cili nuk kishte dijeni mbi këtë numër celulari.
I pandehuri A.K., është administrator i subjektit “ERGI-2012”, me objekt aktiviteti ndër të tjera “Transferta parash”, ka nënshkruar në formularët e tërheqjes së shumave të parave, në rekuizitën e “marrësi”, në emër të shtetasit A.K., të shumave të parave që persona të ndryshëm kanë dërguar tek shtetasi A.K, për marrjen e mjeteve me qira.
Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin dhe çështja penale në ngarkim të këtyre shtetasve është dërguar në Gjykatën e Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






