Transmetuar më 16-12-2025, 16:53

Historia e bandës Agasi-AKSH, nuk është thjeshtë një histori korrupsioni. Korrupsioni është lule!

Kjo është e frikshme dhe një arsye që ne të tjerët që kemi mbetur këtu të na japin azil në mënyrë kolektive në ndonjë vend të BE-së.

Një figurë politike, një institucion i rëndësishëm shtetëror, një biznesmen ekskluziv dhe një zyrtar i lartë policie, funksiononin si organizatë kriminale.

Nuk paracaktojnë tenderat kundrejt rryshfetit. Jo jo, edhe më keq.

Nëse dikush prish punë(prish pazaret) e rrëmbejnë, e marrin peng, e çojnë “tek vendi”, dhe pastaj ai tërhiqet, kërkon falje dhe zhduket nga qarkullimi.

Domethënë zv/drejtori i policisë së kryeqytetit rrëmben një biznesmen që ta detyrojnë të tërheqë ankimimet për garat që i fitonte vetëm një kompani.

O Perëndi na mbaj edhe këtë çikë mendjeje që na ka mbetur!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit