

16 Dhjetor 2025 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama po përpiqet ta mbrojë Ballukun për interesa personale. “Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë. Në reagimin e tij për kërkesën e Prokurorisë, ai shpall mes rreshtash se do ta mbrojë Ballukun me çdo çmim, sepse po mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se reagimi i Ramës në rrjetin social X mund të përmblidhet me fjalët: “Jetën e japim, Lubinë nuk e japim.”
“Imagjinoni çfarë do të ndodhë kur t’i komunikohet akuza vetë atij. Qytetarë, është ora juaj! Populli do ta thotë fjalën e tij më 22 dhjetor”, përfundoi Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






