Transmetuar më 16-12-2025, 13:35

"Tani, me atë që unë kam bindje, Edi Rama nuk do të lejojë kurrë, sa të jetë në atë vend, hetimin e të shoqes. Duhet të jenë shqiptarët që t’i çelin rrugë atij hetimi, duke larguar Edi Ramën. Sepse ato para, ato dhjetëra qindra milionë euro të prokurimeve sekrete, po të lexoni ju, vetëm për tenderin e mirëmbajtjes së programit të Thesarit të Shtetit, janë shpenzuar dhjetëra milionë, dhe që të gjithë tenderat fitoheshin nga Armand Frangu në limitin maksimal. Arben Ahmetaj ka deklaruar se ky hajdut ka praktikuar çmime të dhjetëfishta për produktet e importuara, kompjuterë apo të dhëna të tjera.

Arben Ahmetaj ka një meritë sepse u tha shqiptarëve se kopshti privat i familjes Rama është AKSHI. Dhe ai, kishte krahasuar çmimet reale të produkteve të fushës kompjuterike, që sillte ky për shkollat apo institucionet e tjera, që kishte deklaruar në dogana, me çmime të cilat ekzistonin në dyqane me pakicë dhe ato kishin diferencë si nata me ditën. Dhe ato merreshin të mirëqena, nuk i kontrollonte kush, se dihej se ato para shkonin në Surrel. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe nuk kam ndonjë shpresë të madhe se do të bëhet hetim i plotë i kësaj ngjarje. Para se të ndodhë, të jesh e sigurt, që zonja Rama do të shkojë me pushime të gjata diku. Sikur të ndodhë kjo, pse si kujton ti, se po pret vendimin e Skapit," tha Berisha

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit