

Por e vërteta është se këto janë mandate kallp, kryesoret. Sepse Ergys Agasi ka tre javë që ka ikur nga Shqipëria i njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama, ose nga Altin Dumani. Një nga këta të tre. Nuk e di cili, nuk mund të vë dorën në zjarr. Po këta kanë qenë njerëzit më konfidentë të tij.
Ergys Agasi që koordinonte të gjithë bashkëpunimin e Suel Çelës, Elvis Doçit, Xhevdet Troplinit dhe bandave të tjera, pra histori si kjo, nuk do të gjeni as në romane, as në filma. U garantoj. Është larguar, thashë, koka tjetër e mafies, të kopshtit privat të Edi Rramës, Ermal Beqiri. Edhe ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






