Transmetuar më 16-12-2025, 11:26

DURRËS 16 Dhjetor 2025, 11:08

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një person i njohur në rrjetin social TikTok ka mbetur i plagosur.

Sipas njoftimit të policisë, i dëmtuari është Fabion Kuçi, i njohur në TikTok me pseudonimin “Gucci”. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, e njohur si “Lagjja e Re”.

Policia e Durrësit bën me dije se autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Ndërkohë, Fabion Kuçi ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tij po monitorohet nga stafi shëndetësor.

Kuçi ishte kthyer në Shqipëri disa muaj më parë dhe ishte bërë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh përfshihej në debate virtuale me persona të tjerë të njohur të platformës. Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse këto përplasje lidhen me ngjarjen e ndodhur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit