

MEKSIKË- Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël privat u rrëzua ndërsa përpiqej të bënte ulje emergjente në Meksikën qendrore. Avioni u rrëzua në San Mateo Atenco, një zonë industriale rreth 50 kilometra në perëndim të Mexico City, pasi u ngrit nga Acapulco, në bregdetin e Paqësorit të Meksikës.
Sipas mediave, aeroplani u përpoq të ulej në një fushë futbolli, por goditi çatinë metalike të një biznesi aty pranë, duke shkaktuar një zjarr të madh. Për gazetën The Telegraph, Adrián Hernández, Koordinatori i Mbrojtjes Civile të Shtetit të Meksikës, tha se avioni mbante tetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Disa orë pas rrëzimit, ishin gjetur vetëm shtatë trupa.
Shërbimet e emergjencës i përgjigjen rrëzimit të aeroplanit në Toluca, Meksikë. Mediat shkruajnë se kryebashkiakja i San Mateo Atenco, Ana Muñiz, tha se zjarri detyroi evakuimin e rreth 130 njerëzve nga zona përreth. Shkaku i rrëzimit është nën hetim
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






