Transmetuar më 16-12-2025, 09:06

Tiranë- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhërarrest për Ergys Agasin.

Ndërkohë është vendosur arrest shtëpie për biznesmenin Armand Beqiri dhe për kreun e AKSHI, Mirlinda Karçanaj.

Raportohet se për drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërsa për biznesmenin Ermal Beqiri është caktuar masa “arrest me burg”. Masë arresti është lëshuar edhe për Ergys Agasin.

Urdhrat janë nxjerrë nga prokurori i SPAK, Bledar Maksuti dhe janë konfirmuar nga gjykata e Posaçme.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është nën hetim per 12 tenderë.

Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderët e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

Vijon…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit