Transmetuar më 16-12-2025, 08:59

Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në zonën e Lungomares, Vlorë.

Sipas uniformave blu viktima është identifikuar si Shezai Hoxha rreth 87 vjeç dhe paraprakisht bëhet me dije se vuante nga skleroza.

Viktima është parë nga disa qytetarë teksa ishte futur në det ku edhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nxjerrë trupin e pajetë në breg të detit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit