

TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji do të vazhdojë takimet me strukturat e Partisë Demokratike, këtë herë në Elbasan. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Salianji ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se takimi me demokratët e qytetit do të zhvillohet nesër në orën 18:00.
Ky vizitë vjen pas tensioneve të shfaqura gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së të së shtunës, ku Salianji pati diskutime të ashpra me kreun e PD-së, Sali Berisha, Flamur Nokën si dhe me kreun e degës së PD-së në Elbasan, deputetin Blendi Himçi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






