Transmetuar më 15-12-2025, 21:28

TIRANE – Për të dytin vit radhazi, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova është shpallur fitues i trofeut “Trajneri i vitit 2025”, pas një tjetër edicioni të shkëlqyer me ekipin rrogozhinas, me të cilin fitoi kampionatin.

Të nominuar për të fituar këtë trofe ishin edhe trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, trajneri i Elbasanit, Ivan Gozdenoviç dhe trajneri i Bylisit, Mirel Josa.

Në Mbrëmjen Gala që po mbahet sonte në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, trajneri i ekipit Kombëtar, Silvinjo i dorëzoi trofeun e rëndësishëm, Edlir Tetovës, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim për të dytin vit radhazi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit