Transmetuar më 15-12-2025, 19:00

Kompania ajrore Air Albania po prek fundin, pasi Autoriteti i Aviacionit Civil ka vendosur pezullimin e lejes së funksionimit të saj.

Vendimi lidhet me probleme serioze në përmbushjen e kushteve ligjore dhe rregullatore që kërkohen për operimin e fluturimeve. Në faqen zyrtare të AAC nuk gjendet një njoftim publik e po ashtu as në faqen e Air Albania ose mediat e saj sociale, raporton noa.al.

Sipas mediave greke që publikuan sot lajmin, ky zhvillim vjen pas disa ditësh raportimesh për vështirësi financiare dhe paqartësi në aktivitetin e kompanisë.

Gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe anulime fluturimesh në disa linja të rëndësishme, përfshirë destinacione ndërkombëtare, pa shpjegime të detajuara zyrtare.

Air Albania, e krijuar në vitin 2018, ka pasur si partner strategjik Turkish Airlines, por së fundmi është bërë e ditur se pala turke ka vendosur të tërhiqet nga aksionet e saj në kompani, duke shitur 49 për qind të pjesëmarrjes. Ky largim ka shtuar më tej pasiguritë për të ardhmen e linjës ajrore.

Megjithëse më herët ishte folur për plane zgjerimi dhe forcim të aktivitetit, pezullimi i lejes së operimit e vendos kompaninë përballë një periudhe vendimtare. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit