

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Qafën e Llogarasë, në zonën që të çon drejt antenave, ku një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët.
Sipas burimeve paraprake, brenda automjetit është gjetur trupi i pajetë i një personi, rreth 35–40 vjeç, me origjinë nga Berati, i cili ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit. Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga zjarri, identifikimi zyrtar nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.
Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është dëmtuar plotësisht. Nga pamjet e siguruara, mjeti dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është djegur në një zonë me shkurre.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Burime pranë hetimit nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë e një ngjarjeje kriminale.
Autoritetet pritet të dalin me informacion zyrtar në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






