Transmetuar më 15-12-2025, 18:06

Pasdrekën e sotme, një kalimtar i rastit pa tymin e flakëve që kishin bërë punën e vet në rrugën e Llogarasë, pak metra mbrapa aksit të Qafës së Llogarasë.

Ishte ora 14.35 kur ai njoftoi me telefon policinë duke treguar skenën e tmerrshme që po shihte.

Në disa minuta atje mbërritën forca policore që pasuan ekspertët mjekoligjorë siç shihni pamjet.

Shërbimet e Policisë së Vlorës janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku në vendngjarje kanë konstatuar një automjet duke u djegur.

Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Noa.al mëson se aktualisht po hetohet pista e një vetëvrasjeje.

"Ne dyshojmë të jetë vetëvrasje. Deri tani nuk janë konstatuar prova që të tregojnë se kemi të bëjmë me një rast vrasjeje, por gjithsesi këto janë veprimet e para dhe ne ende jemi duke kryer veprime të tjera", tha burimi policor që ka dijeni për këtë hetim në zhvillim.

Paraprakisht dyshohet se viktima është një djalë 35 vjeçar nga Berati, i cili në rrethana të paqarta ka udhëtuar në drejtim të Vlorës duke u ngjitur në Qafën e Llogarasë ku ka dalë nga rruga, shumë pranë saj dhe aty ka ndodhur gjëma.

Është ende e paqartë si është zhytur në flakë makina. Por ajo që u pa në vendngjarje ishte trupi i djegur i të ndjerit në sediljen e shoferit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit