Transmetuar më 15-12-2025, 15:16

VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Llogarasë, në Vlorë. Dyshohet se një person ka humbur jetën pasi automjeti në të cilin ndodhej u përfshi nga flakët, duke u djegur plotësisht.

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe sqarimin e situatës.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.

Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit