Transmetuar më 15-12-2025, 14:56

TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojnë ditën e nesërme më datë 16 dhjetor, në orën 10:00 çështjen e mbylljes së rrjetit social TikTok, në vend. Qëllimi i kësaj seance është shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili mbylli rrjetin social TikTok, për përdoruesit.

Kërkues për shqyrtimin e kësaj çështje janë “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri – Balkan Investigative Reporting Network, Albania” dhe “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë”. Ndërsa palët e interesuara janë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Këshilli i Ministrave.

Bëhet me dije se seanca gjyqësore do të jetë e hapur për publikun, ndërsa linku për ndjekjen e drejtpërdrejtë të saj është i disponueshëm në kanalin zyrtar të YouTube të Gjykatës Kushtetuese. Pritet vendimi i GJK nëse do të rikthejë apo jo aplikacionin për përdoruesit

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit